Serbia ende nuk ka kërkuar lejë për importimin e avionëve rusë të luftës MIG 29, edhe pse përfaqësuesit e pushtetit disa herë kanë paralajmëruar se avionët do të shkojnë shumë shpejt në Beograd.

-ads3-

Portal serb Insajder.net, thekson se lejet janë të domosdoshme në mënyrë që avionët të nisen drejt Serbisë e ato duhet t’i kërkojë importuesi që është Jugoimport SDPR.

Para dhjetë ditësh ministri serb i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq kishte paralajmëruar se avionët e tipit Mig 29, nga Rusia do të shkonin së shpejti në Serbi.

Në mediet e Beogradi kishte spekulime se avionët do të gjendeshin ë Beograd në ditën e Vdiovdani, më 28 qershor, ditën kur Serbia e kremton disfatën e në betejën e Kosovës në vitin 1389.