Dardan Sejdiu i Vetëvendosjes ka thënë se Albin Kurti ka bërë bisedë telefonike me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, të cilët do të kenë një takim shumë shpejtë.

-ads3-

“Me qeverisje e Vetëvendosjes do të rregullohen të gjitha dallaveret në agjencione ku nuk do të kenë më lidhje me parti politike, do të ketë vetëm punëtorë të vërtetë”, ka thënë Sejdiu në Interaktiv duke shtuar se kjo do të arrihet vetëm me qeverisjen e VV-së bashkë me partnerin LDK.

Ai ka shtuar se për të arritur një qeverisje më të mirë se këto 17 vitet e fundit, partneri i tyre LDK nuk duhet t’i kundërshtojë në vendime.

Ai tutje ka thënë se PDK-ja duhet gjithsesi të shkojë në opozitë.