Social-demokrati, Martin Schulz sulmoi sot Angela Merkel, të cilën e akuzoi për arrogancë dhe sulm kundër demokracisë, tre muaj nga zgjedhjet legjislative, ndërkohë që sondazhet parashikojnë një fitore të gjerë për kancelaren.

-ads3-

“Ne do të tregojmë hapur se në krahun tjetër nuk ka asgjë”, deklaroi Schulz para të deleguarve të partisë së tij SPD, mbledhur në Dortmund, ku duhet të miratojnë programin e tyre legjislativ për zgjedhjet e 24 shtatorit.

“Po ju paralajmëroj, rreziku më i madh është arroganca e pushtetit. Njerëzit e ndjejnë këtë”, shtoi ish-presidenti i Parlamentit Evropian duke iu drejtuar konservatorëve të Merkel, në pushtet që prej vitit 2005 dhe që kandidon për mandatin e katërt radhazi, përcjell Atsh.

Schulz kritikoi gjithashtu kundërshtaren e tij për heshtje të vazhdueshme kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, duke e cilësuar këtë qëndrim si sulm kundër demokracisë.