Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë rekord për talentin e Monacos, Kylian Mbappe. Skuadra e sheikut Nasser Al Khalif, sipas ‘Goal.com’ i ka ofruar Monacos 135 milionë euro për shërbimet e sulmuesit 18-vjeçar.

-ads3-

Mbappe la pas një sezon të paharruar duke shënuar 26 gola për kampionët e Ligue 1, gjë që ngjalli interesimin e shumë skuadrave të mëdha, përfshirë Arsenalin dhe Real Madridin.

PSG nuk ka shfaqur interesim për Mbappen më parë, por pas ardhjes së Antero Henrique si drejtor sportiv prioritetet e tyre kanë ndryshuar. Ky i fundit ka takuar tashmë dy herë babanë e 18-vjeçarit. Vendimi për të ardhmen e Mbappe do të merret pas kthimit të tij nga pushimet.