E para e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka thotë se e kanë kohën e mjaftueshme për tu përgatitur për zgjedhjet lokale.

-ads3-

Sipas saj, KQZ ka në dispozicion plotë 4 muaj për tu kryer përgatitjet e duhura për procesin zgjedhor të 22 tetorit.

“Për këto zgjedhje ne tash i kemi katër muaj d.m.th që sot deri më datën 22 janë katër muaj sipas afatit kushtetues, dhe natyrisht që do të marrim frymë ma lirshëm dhe jemi të gatshëm t’i përfundojmë të gjitha përgatitjet e nevojshme sipas afateve ligjore, pra tash nuk kemi shkurtesë të afateve”, ka thënë Daka në një prononcim për Indeksonline.

Sipas saj, zgjedhjet lokale pritet t’i kushtojnë vendit rreth 5 milionë euro.

“Sigurisht do të kushtojë rreth 5 milionë euro, sikurse dhe procesi i fundit krejt varet prej çështjeve logjistike”, ka thënë Daka të cilës sot i është zgjatur mandati i kryeartës së KQZ-së nga Presidenti Thaçi.