Cristiano Ronaldo ka folur pas deklaratës së presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, duke thënë se mas Kupës së Konfederatave do të vendos.

-ads3-

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se katër herë fituesi i “Topit të Artë” është pjesë e historisë “Los Blancos” e jo pjesë e bizneseve.

E përditshmja sportive “AS” e ka konfirmuar se Ronaldo ka ndjekur me interes dhe ka vlerësuar mbështetjen e Perez, por shtoi se vendimi do të merret menjëherë të jetë takuar personalisht me të.

“E vlerësoj mbështetjen e Perez, por vendimi do të merret pasi ta kem takuar. Do të zhvilloj një takim menjëherë pas përfundimit të Kupës së Konfederatave”, tha ai.

Kujtojmë që kohët e fundit është raportuar se Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid për shkak se është i pakënaqur në Spanjë pas akuzave për mashtrim tatimor.

Ai u ka ikur tatimeve më vlerë 14 milionë euro.