Mohamed Salah në ditët e ardhshme do të jetë futbollist i ri i skuadrës së madhe angleze, Liverpool. Ai pritet që të kthehet në Premierligë pas një aventure të dështuar te Chelsea, me Liverpoolin që do të paguajë 40 milionë euro për shërbimet e tij.

-ads3-

Drejtuesit e skuadrës italiane tashmë janë duke menduar për zëvendësuesin e Salah, me Xherdan Shaqirin e Stoke Cityt si synimin kryesor.

Në rast se realizohet ky transferim, atëherë futbollisti me origjinë shqiptare do të kishte një mundësi të dytë në Serie A, pas gjashtë muajve të dështuar tek Interi.