Roma ka arritur marrëveshje me skuadrën e Zenitit për shitjen e mbrojtësit grek.

-ads3-

Pas Mohamed Salah që është pranë kalimit te Liverpooli në Angli edhe një yll tjetër do të largohet nga Roma.

Bëhet fjalë për Kostas Manolas, i cili do të transferohet te skuadra ruse, Zenit, ku do t’i bashkohet trajnerit italian Roberto Mancini.

Siç raportojnë mediat italiane, Zeniti do t’i paguajë Romës 30 milionë euro, ndërsa Manolas do të përfitojë një kontratë tre-vjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh në vit.