Kryeministri Edi Rama, në mitingun përmbyllës në Durrës, ka ironizuar me programin elektoral të kreut të LIBRA-s Ben Blushin.

-ads3-

Ai tha se premtimet e tij se do tu japë 1 mijë euro për këdo që bën fëmijë, janë vetëm për të marrë vota.

‘Del Ben Blushi, shoku i Vangjushit, dhe thotë bëni sa më shumë kalama se për çdo fëmijë do ju japim 1 mijë euro. Këta janë të gjithë pengmarrësit e shtetit shqiptar që vijnë për të arrë vota’, tha Rama.

Gjithashtu Rama sulmoi dhe ish-kreun e LSI-së Ilir metën, për premtimet se do të punësojë 100 mijë të rinj.