Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe “Polio Plus – lëvizje kundër handikapit” formuan Qendër për punësimin e të rinjve me handikap i cili realizohet në kuadër të projektit po me të njëjtin emër. Me këtë rast, sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë do të mbahet konferencë.

-ads3-

Qendra është locuar në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë, ndërsa projekti është pjesë e IPA – Programit operativ për zhvillim të resurseve njerëzore për vitin 2007-2013.

Në Republikën e Maqedonisë, numri i persona të punësuar me handikap është shumë i vogël në krahasim me gjithë popullatën e punësuar. Përmes projektit “Qendër për punësimin e personave me handikap”, informojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, po ndërtohet urë midis personave me handikap dhe kompanive me qëllim që të nxirren përfitime edhe për të dyja palët.

Konferenca, siç thuhet, ka për qëllim informimin dhe njohjen e kompanive me beneficionet të cilat u janë në dispozicion në drejtim të krijimit të fuqisë punëtore inkluzive dhe llojllojshme, që ofron potencial të madh për përmirësimin e punës së përditshme të kompanive dhe krijimin e qasjes së përgjegjshme shoqërore në punë