Ish- kryeministri Sali Berisha publikon një video ku sipas tij është kryetari i FRESSH-it në Kolonjë kërcënon një punonjës të bashkisë së nëse nuk shkon në mbledhjet e partisë më datë 26 qershor do djegë veten.

-ads3-

 “Kjo eshte farsa elektorale e Edvin Kristaq Rames!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor, po te dergoj nje video e cola tregon me ze dhe figure se si kercenon Pandi Cunge Kryetare e FRESH Kolonje nje punonjes te bashkise me vendin e punes, nese nuk merr pjese ne fushate. Me poshte keni videon dhe tekstin e bisede.I bej thirrje prokurorise se shtetit te vendos menjeher para ligjit kete bandite te pushtetit qe nuk njeh ligje dhe norma ligjore!S.B. -Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : Po me ke ishe atje?

Punonjesi i Bashkise: Po me ata mo

Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : E mo, mos me mashtro mua tani. Me vjen gjynah qe do te marresh veten me qafe.

Punonjesi i Bashkise: Po erdha mo, per Zotin

Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : Ti bej si te duash.

Punonjesi i Bashkise: Po s’me ke pare

Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : (flet dicka, por s’e kuptoj)

Punonjesi i Bashkise: Po jam ne pune.

Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : Jo, jo. Pasdite nuk je ne pune. 3,4 e lart nuk je ne pune. Do te djegesh veten, gjynah me vjen. Je djale i mire te djegesh veten me date 26. Ti si te duash, e ke vete ne dore. Po s’te dhimbset vendi i punes…”