Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pajovë të Peqinit. Burime nga policia thanë se mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në fshatin Bishqem, Pajovë, persona të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Benz”, kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga 60-vjeçari me inicialet P. S., 60 vjeç,banues në fshatin Bishqem, i cili po po lëvizte nga një lokal për në banesën e tij.

-ads3-

Në momentin e ndalimit këta shtetas janë prezantuar si punonjës policie dhe dyshohet se kanë tentuar të merrnin me forcë në automjetin e tyre qytetarin me inicialet P. S.

60-vjeçari me inicialet P. S., ka kërkuar ndihmë ku menjëherë kanë dalë fqinjët e tij. Personat që tentuan ta merrnin me forcë janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë Peqin janë duke verifikuar, sqaruar rastin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzat e “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë mbetur në tentativë”.