Ka pasur raporte të ndryshe si rajonale dhe botërore se vera e këtij vitit do të jetë me temperatura ekstreme të larta.

-ads3-

Besim Aliu, meteorolog në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë për lajmi.net se Kosova do ta ketë një verë më të freskët se ato që ishin dy vitet e kaluara.

“Gjatë verës nuk do të ketë temperatura shumë të larta, së paku nuk do të jenë më të larta se dy vitet e kaluara”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, temperaturat 35-36 gradë Celsius do të shoqërojnë muajin korrik, gjë që sipas tij është normale, por ai la të kuptojmë se nuk duhet të ketë shqetësim për temperatura ekstreme të larta.

“35-36  janë normale për muajin korrik, por nuk do të ketë temperatura 40 siç ka pasur viteve të kaluara. Llogaritet një verë më e freskët se viteve të tjera”, tha ndër thera meteorologu.