Izraeli filloi sot ndërtimin e një kolonie të re në Cisjordani, për herë të parë në 25 vjet në këtë territor palestinez të pushtuar, në një kohë kur të dërguarit amerikanë po përpiqen të rifillojnë procesin e paqes.

-ads3-

Zëdhënësi i presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeina dënoi një tentativë për të penguar përpjekjet amerikane duke parë këtu provën që Izraeli nuk beson në përpjekjet amerikane.

“Pas disa dekadash, kam privilegjin të jem kryeministri që ndërton një koloni të re në Judee-Samarie”, shkruan Benjamin Netanjahu në Twitter.

Judee-Samarie është emri biblik, i përdorur nga drejtuesit izraelitë për të emërtuar Cisjordaninë, territor i vogël palestinez i pushtuar që prej 50 vitesh nga ushtria izraelite dhe ku jetojnë më shumë se 400 000 kolonë, në mënyrë të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare.

“Sot, punimet kanë filluar në terren, ashtu si kisha premtuar, për të krijuar një koloni të re për kolonët e Amonas”, shtoi Netanjahu