E dimë që është shqetësuese që partneri juaj të hedhë vështrimin tek një vajzë tjetër teksa është me ju. Por vajza, mos u shqetësoni më pasi kthimi i shikimit të meshkujve tek femrat e tjera është i natyrshëm për ta.

-ads3-

Ata thjesht nuk e shmangnin dot. Nëse ai shikon një vajzë të bukur, ju këshillojmë të mos i bërtisni, pasi do e bëni atë më shumë kurioz për ta parë. Gjithsesi ne përmes këtij artikulli do ju tregojmë 2 arsye se përse meshkujt shikojnë femra të tjera edhe kur janë me partneren e tyre:

Për shkak të funksionit të trurit

Hulumtimet tregojnë që pjesa e trurit të mashkullit është e lidhur me kërkimin e partnerit seksual 2.5 herë më shumë se sa pjesa e njëjtë te femrat. Thjesht, e kanë në natyrë që të kthejnë shikimin nga “femra” potenciale.

Testosteroni ka rol të madh

A e keni ditur që meshkujt në venat e tyre kanë gjashtëfish më shumë testosterone sesa femrat? Ky hormon ul kontrollin e impulseve, çfarë do të thotë që meshkujt një herë shikojnë dhe pastaj mendojnë.