I nxehti mbërrin në fundjavë, temperatura mbi 39 gradë në disa zona

-ads3-

39 apo 40 gradë pritet të shkojë temperatura në fundjavë. Sinoptikanët parashikojnë ditë të nxehta deri në fund të qershorit.

“E shtuna dhe e diela, por edhe fillimi i javës tjetër priten të shënojnë temperatura shumë të larta. Në zonat qendrore priten të jenë rreth vlerës 37-38, por në disa zona jugore nuk përjashtohen temperaturat edhe 39 gradë”, tha një sinoptikane për “Tv Klan”.

Bazuar në studime, në 25 vitet e fundit, temperaturat mesatare vjetore kanë shënuar rritje si pasojë e ngrohjes globale. Kjo bën që vera e çdo viti pasues të jetë e nxehtë.

“Parashikohet që temperaturat e larta të jenë prezent edhe gjatë muajit korrik, muaji korrik do jetë edhe muaji më i nxehtë i stinës së verës ndërkohë gushti do të jetë disi më i freskët”, shtoi ajo.

Krahasuar me vitet 1880 vera e këtij viti është disa herë më e nxehtë. sipas parashikimeve ajo çfarë do t’i mungojë kësaj vere janë reshjet e shiut.