Drejtori i një burgu çeçen, i cili dyshohet të jetë njëri prej lokacioneve kur burrat homoseksualë janë burgosur dhe torturuar nga policia, ka pohuar se oficerët e tij “madje as që do t’i preknin me dorë njerëzit e tillë”.

-ads3-

Ayub Kataev, shef i Ministrisë së Brendshme për qytetin Argun, ia ka treguar një ekipit të Vice News objektin tashmë të braktisur policor në tentim për t’i përgënjeshtruar dyshimet se mbi 100 burra janë abuzuar në këtë burg, transmeton Express.

“Imagjinojeni nëse këta janë homoseksualë – a do të komunikonim me ta ne çeçenët?” ka pyetur ai.

“Oficerët e mi madje as që do t’i preknin njerëzit e tillë, nëse ata ekzistojnë, e lere më t’i rrahin e torturojnë,” ka thënë ai.

Por, viktimat e kësaj dhune të dyshuar kanë thënë për rrjetin LGBT rus, Human Rights Watch dhe gazetën Novaya Gazeta se Argun ishte në mesin e lokacioneve ku ata ishin burgosur, rrahur dhe torturuar me elektrik shok pasi që ishin rrëmbyer nën dyshimin se ishin homoseksualë.

Lajmet për zhdukjen e tyre ka shkaktuar zemërim global në fillim të këtij viti, duke e nxitur një zotim të rrallë për një hetim formal nga Moska.