Në Qarkun Dibër, procesi i numërimit është drejt përfundimit.

-ads3-

Në Dibër, ka përfunduar numërimi i 227 kutive nga 259 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 34.91% të votave. PD vjen e dyta me 29.21% të votave. LSI renditet e treta me 16.77% të votave. PDIU renditet e katërta me 16.1% të votave.

Në Dibër, ndahen 6 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 2 mandate; PD 2 mandate; LSI 1 mandat; PDIU 1 mandat.

Me këto rezultate paraprake në këtë qark, ajo që vihet re në krahasim me zgjedhjet e 2013-ës është mandati që merr PDIU.

Në zgjedhjet e shkuara parlamentare, PDIU nuk mori asnjë mandat në Dibër. Reme Lala, e cila është kandidatja e parë në listën për deputetë në Dibër, futet në Parlament nëse PDIU ruan mandatin.