Ka kaluar një vit nga vrasja tragjike e katër vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova. Gjykimi ka mbërritur vetëm në fazën e analizës së trajektores lëvizëse të të akuzuarit për vrasje, Boban Iliç. Në seancat e deritanishme gjyqësore mbrojtja ka pretenduar se agresori Boban Iliç vrasjen e ka kryer pa vetëdije si pasojë e dhunës fizike. Konstatimet e ekspertëve neuro-psikiatrik hodhën poshtë pohimet e mbrojtjes. Tani mbrojtja insiston se goditja çnjerëzore me makinë ndaj Almirit dhe prindërve të tij është bërë si pasojë e thyerjes së dritares së përparme të veturës. Por pala e dëmtuar kundërshton pohimet e mbrojtjes. Avokati i familjes Aliu thotë se mbrojtja pretendon rikualifikimin e lëndës dhe dënimin sa më të ulët për një vrasje me paramendim.

-ads3-

Ekspertët ligjor Branisllav Stefanovski dhe mjekja Zoja Babinkosotova tentojnë ti ndihmojnë të akuzuarit Boban Iliq me atë që në njëfarë mënyrë po konstatojnë se i njejti veprën penale për të cilën akuzohet e ka kryer pa paramendim. Vlerësojmë se personat ekspert në mënyrë joprofesionale mundohen të konstatojnë të drejtën rreth paramendimit – deklaroi avokati Asmir Alispahiç një muaj më parë. 

Kamerat e sigurisë dëshmojnë të kundërtën e versionit të mbrojtjes. Avokati Ibrahim Bajrami shton se i akuzuari Iliç qëllimisht është kthyer me veturë mbrapa dhe është hakmarrë ndaj familjes Aliu si pasojë e një zënke pak minuta para goditjes me veturë.

Në përgjithësi shihet një tendencë e përgjithshme për uljen e përgjegjësisë. Gjithçka është e mundur. Ne jemi të bindur se kur do të merren të akuzuarit në pyetje dhe gjatë fazës shtesë kur dot paraqiten dëshmitë, rasti do të zbardhet në plotësi – deklaroi Ibrahim Bajrami – tha avokati Ibrahim Bajrami .

Motivet e vrasjes akoma nuk janë zbardhur plotësisht. Më 22 dhjetor 2016, Prokuroria Themelore e Kumanovës solli aktakuzën për veprën në fjalë. Në bankën e të akuzuarve ka vendosur katër persona, njërin për vrasje me paramendim ndërsa 3 të tjerë për dhunë përfshi këtu prindin e Almirit, Sedat Aliun. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor si pasojë e një zënke paraprake mes të akuzuarit dhe prindit të tij e që dyshohet të ketë ndodhur në Ambulancën e qytetit afër qendrës së qytetit në Kumanovë. Almiri i vogël plotë një javë kaloi në kujdes intensiv, ndërsa më 2 korrik ndërroi jetë kur edhe iu dha lamtumira e fundit nga familjarët dhe qytetarët. Më 3 korrik mijëra qytetarë protestuan në Kumanovë duke kërkuar gjykim transparent dhe dënim të merituar për autorin veprës.

Adrian Kerimi