Stacioni i energjisë termike HuaDuan – Teninskaya u vu në funksionim të martën me investim të kompanisë kineze China Huadian Corporation(CHD). Stacioni me një kapacitet të përgjithshëm 483 MW dhe investim prej 570 milion dollarësh amerikanë ndodhet në Yaroslavl të Rusisë dhe është projekti më i madh kinez në fushën energjetike elektronike në Rusi.

-ads3-

Ky stacion i qarkullimit të gazit dhe avullit nisi funksionimin zyrtarisht, pas 5 viteve të ndërtimit të tij . Kapaciteti gjenerues i planifikuar i stacionit është 3.02 miliardë KWh, duke u bërë një burim i rëndësishëm energjitik në veriperëndim të qytetit Yaroslavl, shkruan CRI.

Zv. ministri i energjisë i Rusisë Molodtsov Kirill tha se qeveria ruse do të vazhdojë të mirëpresë kompanitë kineze, përfshirë China Huadian Corporation, të hyjnë në tregun rus të energjisë, si dhe do të nxitë bashkëpunimin energjetik mes dy vendeve.

Projekti pati mbështetjen e qeverisë kineze dhe ruse. Këshilltari ekonomik kinez në Rusi, Li Jingyuan tha se vënia në punë e projektit është me rëndësi për thellimin e bashkëpunimit energjetik dhe elektronik mes dy vendeve.