Neto rroga në prill të këtij viti shënoi rritje prej 1,4 për qind dhe paraqioste 22.672 denarë, përderisa bruto rroga pati rritje prej 1,5 për qind dhe paraqiste 33.296 denarë.

-ads3-

Siç kumtoi Enti Shtetëror për Statistika, rritja e neto rrogës është rezultat para së gjithash i rritjes në sektorët: Informata dhe komunikime, 22,4 për qind, Xehtari dhe nxjerrje e gurëve, 14,7 dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, 6,1 për qind, përderisa rritja e bruto rrogës është rezultat i rritjes në Informata dhe komunikime, 19,7 për qind, Xehtari dhe nxjerrje e gurëve, 12,8 për qind dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, 5,8 për qind.

Rritje e neto rrogës së paguar mujore mesatare për të punësuar në raport me muajin paraprak është vërejtur në sektorët: Informata dhe komunikime për 14,4 për qind, Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, 4 dhe Ndërtimtari, 3,9 për qind, ndërsa e bruto rrogës së paguar në sektorët: Informata dhe komunikime për 11,8 për qind, Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, 3,9 dhe Ndërtimtari, 3,5.

Në prill të vitit 2017, 0,9 e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rroga.