Një ditë më parë i është dhënë lamtumira e fundit Diana Vrapit, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Muhamed Vrapi.

-ads3-

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën e kaluar, në banesën e çiftit në komunën Bustio Arsizo në provincën e Varezes (Itali), ku ata jetonin prej kohësh.

Mediat italiane shkruajnë se “përqafimin’ e fundit nga komuniteti ku jetonte, Diana e mori në kishën “San Michele”.

“E vetmja përgjigje ndaj së keqës nuk është një tjetër e keqe, por dashuri e përkushtim”, tha famullitari Don Giorgio Fantoni.

Sipas mediave italiane, në ceremoninë mortore morën pjesë shumë muslimanë. Të pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Emanuele Antonelli dhe nënkryetari i bashkisë, Stefano Ferrario.

Mbi kangjellat e kishës, një cohë ishte vendosur nga fëmijët e Dianës: Brigel, Elona e Steven, me një mesazh shkruar aty: “Ciao nënë, në orën 16.48 hape qiellin… Tashmë të takon ty më shumë se kurrë, merr frymë për ne”.