Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa gjashtë më lehtë në gjithsej 10 aksidente të trafikut që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material.

-ads3-

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar një numër i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar 20 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni, një shofer ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit, nëntë shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular, si dhe nëntë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë hasur 44 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 59 automjete