Kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Popullore Evropiane, i cili po zhvillohet në Bruksel.

-ads3-

Në këtë samit marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Spanjës, udhëheqës të institucioneve të Rumanisë, Bullgarisë, Hungarisë, Kroacisë, Irlandës dhe të vendeve tjera të BE-së e rajonit, thuhet në komunikatën e Zyrës për Komunikim me Publik.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Mustafa do të zhvillojë edhe disa takime me drejtues të Bashkimit Evropian.