Jose Mourinho siç duket do t’i japë edhe një shans mbrojtësit italian Matteo Darmian te Manchester Unitedi, përkundër interesimit të Juventusit për ta transferuar atë.

-ads3-

Darmian është synimi kryesor i kampionit të Italisë për ta zëvendësuar Dani Alvesin, i cili pritet të bashkohet këtë verë me Manchester Cityn, transmeton Koha.net.

Goal raporton se Mourinho është i gatshëm që të luftojë për ta mbajtur nën menaxhimin e tij 27 vjeçarin, i cili muaj më parë kishte thënë se është i gatshëm që të japë gjithçka për të siguruar vendin e titullarit në Old Trafford.

Darmian kishte dështuar të sigurojë vendin e titullarit gjatë dy sezoneve të tij të para me Unitedin, por ka qenë një nga performuesit më të mirë në finalen e Ligës së Evropës ndaj Ajaxit, dhe sipas Goalit ajo paraqitje ka ndikuar në vendimin e Mourinhos.