Ministria e Financave ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për 44 punonjës të administratës publike, pasi kanë shkelur vendimin e Këshillit të Ministrave.

-ads3-

Sipas ministrisë, këta punonjës dyshohet se kanë marrë pjesë në takime dhe mitingje elektorale gjatë orarit zyrtar të punës, duke cenuar standardin zgjedhor.

Procedimi disiplinor ndaj këtyre punonjësve është kërkuar nga Ministrja e Financave, Helga Vukaj.