Milani është gati për një tjetër goditje të madhe në merkato. Sipas informacioneve të fundit nga “Calciomercato”, drejtuesit kuqezi janë takuar sot me ata të Fiorentinës. Takimi është zhvilluar për transferimin e sulmuesit Nikola Kalinic te Milani.

-ads3-

Kroati ka klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, por Milani po tenton të arrijë marrëveshje për 30 milionë euro.

Trajneri Vincenzo Montella e konsideron shumë të nevojshëm sulmuesin dhe e njeh mjaft mirë, pasi ka punuar me të në të kaluarën te Fiorentina.