Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta, foli me tone të ashpra ndaj keq qeverisjes së Edi Ramës gjatë këtyre 4 viteve.

-ads3-

Në fjalimin e tij në mitingun përmbyllës të LSI-së në Berat, Meta tha se në 4 vjet shqiptarët panë se si bëhet qameti dhe jo shteti.

“Oligarkët fshinë malet e borxheve në OSHEE, fshinë malet e borxheve dhe në tatime. Rama i ktheu kurrizin socialistëve, punoi për oligarkët. Ata që impononin ligjet e Berishës, u bënë me Ramën. Këtij nuk i bën dot derman as mjekësia jo më policia. Mos i mbajë shpresat te Lulushi e te policia për vota. Cirku i rilindjes mbaroi. Në 4 vitet e qeverisjes nuk pamë si bëhet shteti, por si bëhet qameti. Më 25 qershor le t’i bëjmë 1 milionë grushte kundër oligarkisë”, tha Meta.