Mesfushori portugez ka një mesazh për bashkëkombësin e tij.

-ads3-

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi dhe destinacioni më i mirë për të do të ishte rikthimi në Premier Ligë, mendon Raul Meireles.

Katër herë fituesi i Topit të Artë është në qendër të vëmendjes pas raportimeve se mund të largohet nga Santiago Bernabeu, për shkak të akuzave për fshehje të tatimi.

Meireles që në Premier Ligë ka luajtur me Chelsean dhe Liverpoolin thekson që nuk është vetëm Manchester United, por edhe Chelsea një skuadër ideale për të..

“Ronaldo në Premier Ligë? Po, ai duhet të rikthehet” u përgjigj Meireles.

“Ai ka qenë shumë i suksesshëm në Premier Ligë, kështu që mendoj se nëse nuk dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, nëse dëshiron të largohet, kampionati anglez është i duhuri për të, pa marrë parasysh se në cilën skuadër transferohet”, përfundoi portugezi.