“Martesa më naive në Zvicër”, e ka cilësuar gazeta zvicerane Blick kurorëzimin e dështuar ndërmjet një çifti zviceran dhe një çifti kosovar.

-ads3-

Për 30 vjet një çift zviceran, Yolenda, 62-vjeçare dhe Werner A., 66 vjeçar, ishin të martuar dhe jetonin në Saint Gallen. Derisa erdhi divorci i papritur i çiftit, edhe pse ata ende jetojnë nën një çati.

Disa ditë pas divorcimit, Yolenda dhe Werner kurorëzohen me një çift tjetër nga Kosova, të cilët po ashtu ishin shkurorëzuar. Yolenda kurorëzohet me Zenunin, 35-vjeçar, ndërsa Werner martohet me Bukurien, 34-vjeçare.

Për t’u çuditur ishte fakti Zenuni dhe Bukurija kishin dy fëmijë.

Problemi fillon kur dy ish-bashkëshortët zviceranë në shkurt të vitit 2016, dorëzojnë një kërkesë në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë për bashkim familjar me ish-çiftin kosovar, përcjell Insajderi.

Për këtë, shkruan Blick.ch, kjo mund të quhet martesa më naive në Zvicër. Yolanda dhe Werner dënohen me gjobë për martesat e tyre me kosovarët. Gjykimet ndaj çiftit në Zvicër kanë marrë formë të prerë, tashmë.

Por, Werner A. Ka thënë për Blick se pavarësisht dënimit nuk do të ndalet nga synimi për të marrë çiftin kosovar në Zvicër.

“Ne nuk dorëzohemi dhe duam një fund të lumtur”, ka thënë Werner.