Në rezultatet e fundit të dalaura nga numërimi i votave të shqiptarëve nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje, PS vazhdon të prijë me 73 mandate, PD ka ra për një mandat dhe LSI ka shtuar një.

-ads3-

Rezultatet janë publikuar deri në orën 19:58, ku janë numëruar 4106 kuti, nga 5362 sa janë gjithsej.

PS ka 73 mandate, PD 43 mandate, LSI 19 mandate, PDIU 4 mandate dhe PSD 1 mandat. Partitë tjera nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat.