Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur tubimin me publikun, ku ka raportuar para qytetarëve për punën e tij gjashtëmujore të këtij viti fiskal. Ne tubim merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, drejtor të drejtorive komunale, kryetar të fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe shumë qytetarë.

-ads3-

Në tubimin me qytetarët, është diskutuar për aktivitetet e Komunës të kryera për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Me këtë rast, Lladrovci  ka folur për të gjitha projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe për secilën drejtori veç e veç si dhe për planifikimin e punëve që do të kryhen gjatë pjesës tjetër të vitit, transmeton Klan Kosova.

I pari i Drenasit ka thënë se janë realizuar të gjitha projektet e parapara të kryhen ne gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sipas tij këtë komunë janë realizuar projekte kapitale kryesisht në rrugë,  lagje, kanalizim, ujësjellës, mirëmbajtje të varrezave, shërbimet e varrimit, menaxhim të mbeturinave dhe projekte të tjera të planifikuara,