Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

-ads3-

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj dhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, biseduan për zgjedhjet e fundit, për situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit.

Veç procesit zgjedhor, në këtë takim u diskutua edhe për suksesin e NISMA’s në këto zgjedhje, sukses për të cilin kryetari Limaj tha se u jam mirënjohës të gjithë anëtarëve të NISMA’s, sepse ata janë më meritorët për fitoren tonë të përbashkët.

Kryetari Limaj e ka falënderuar Ambasadorin Sardi, për kontributin e tij personal dhe të shtetit të Italisë, që çdo herë ka qenë e gatshme të ndihmoj Kosovën në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në rrugën drejt integrimeve europiane.

Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.

Në fund takimit, Ambasadori Sardi, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me NISMA për Kosovën.