FSHF-ja ka organizuar sot një ceremoni lamtumire për ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biazi, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i kuqezinjve pas 5 viteve e gjysmë.

-ads3-

Presindeti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e tij deklaroi se Komiteti Ekzekutiv do të propozojë që De Biasi të bëhet anëtar nderi Federatës.

Gjatë ceremonisë mbajtën nga një fjalë të shkurtër edhe ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Kutilio, si dhe futbollisti i kombëtares Andi Lila.

Ky i fundit, refuzoi të lexojë letrën që kishte shkruar për këtë ceremoni të vecantë, duke zgjedhur fjalët që buronin nga zemra – teksa tregoi dy gjëra shumë intresante, shkruan Gazeta Express.

“Të flasësh për De Biasin, aventurën që kem kaluar me të, do të na zë dimri, por do t’i them dy gjërat me të bukura që kemi kaluar. Nuk dua të lexoj letrën që më është dhënë të lexoj sot”, tha fillimisht Lila.

“E para ishte në Francë në ndeshjen e parë kundër Zvicrës trajneri nuk më futi fare. Në ndeshjen e dytë, dy ditë para sfidës, trajneri bën formacionin dhe ndanë jelekët e stërvitjes. Ai më hodhi jelekun dhe e kuptova aty që do të isha në formacion. Për herë të parë në jetën time, doja të puthja një burrë”, shtoi Lila, ku filluan të gjithë të buzëqeshnin.

“E dyta ishte pas ndeshjes me Luksemburgun, kur thash se jemi familja e madhe e futbollit, por kur rritemi futemi pak në uji të them të drejtën. Para ndeshjes me Izraelin ishte situatë shumë e vështirë, si gjendje lufte do të thosha dhe trajneri nuk qeshte fare. Mendoja çfarë të bëjë të ndryshojë ambientin. Pas disa mbledhjeve të shumta, trajneri na jep gjithëve letra dhe na thotë bëni formacionin dhe taktikat se si do të luajmë dhe lojtarët që do të jenë titullarë. Pasi bëra formacionin, vetën time bëra në kllapa (mund të luaj, por edhe mund të mos luaj) dhe në fund nënshkrova letrën. Kur më pas De Biasi në formë shakaja tha se një lojtar kishte bërë formacionin me 12 lojtarë dhe situata ndryshoi pak dhe u kthye harmonia. Gjithsesi, mister ti po ikën nga ne si trajner, por do jesh në zemrën time përgjithmonë dhe në zemrën e gjithë shqiptarëve”, tha mes tjerash Lila.