Është shumë i vjetër, e po aq edhe i veçantë.

-ads3-

Një Kuran, që gjendet në Bibliotekën Fakultetit të Studimeve Islame, për shkak që është i shkruar me ngjyrë ari, shpejt do ta marr edhe një epitet.

Ai është i botuar në vitin 1505 dhe në të ardhmen pritet që të emërohet “Kurani i Kosovës”, njofton Klan Kosova.

Përveç tij, këtu ka edhe Kuranë tjerë të moçëm.

Krahas librit të shenjtë, në këtë bibliotekë, janë të ekspozuar edhe dorëshkrime të thënieve profetike.