Edhe pse nga KQZ ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket rezultatit të votave nga diaspora, ka raportime se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 50 për qind të këtyre votave.

Disa deputetë të kësaj partie menjëherë e kanë filluar festën duke e shpallur fitoren në Diasporë.

Donika Kadaj, Fisnik Ismaili, Albulena Haxhiu kanë falënderuar mërgatën duke ju premtuar njëkohësisht se nuk do ti harrojnë.

Albulena Haxhiu falenderon mërgatën për votën

Arsyeja kryesore se pse asnjëherë nuk u ndryshuan procedurat burokratike të votimit jashtë vendit dhe pse nuk u zgjat afati për regjistrim të qytetareve jashtë vendit, është pikërisht se po të shtohej numri i votuesve jashtë vendit, do të rritej edhe më shumë Lëvizja   Këtë e dinin shumë mirë penguesit e votes jashte vendit!

Me gjithë pengesat e qëllimshme, mijëra bashkatdhetarë votuan. Këto vota u numëruan sot dhe mbi 50% e votave të bashkatdhetarëve, janë për VETËVENDOSJE!-n

Faleminderit mërgata

Donika Kadaj falënderon Diasporën 

Donika Kadaj-Bujupi e ka falënderuar Diasporën për besimin e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Udhëtuan gjatë, paguan shtrenjtë biletat, humbën ditë pune e shkolle, sakrifikuan, erdhën dhe votuan me zemër. Mërgata bëri ndryshimin. Faleminderit!”, ka shkruar Kadaj.

Fisnik Ismaili: Vetëvendosje s’ka me ju lanë në harresë

Mërgatë e dashtun, sa shpesh u dëshmove, e sa shpesh u harrove. Ju zotohemi me mendje, e ju betohemi me zemër, se Lëvizja, të cilës i besuet mbi 50%, s’ka me ju lanë në harresë, si të tjerët deri sot.

Me dashni, një ish-mërgimtar, sot zani yt në Kuvend.

-ads3-