Juventus dhe Real Madrid janë duke negociuar transferimin e mbrojtësit anësor Danilos.

-ads3-

La Vecchia Signora tashmë ka konfirmuar se Dani Alves sezonin e ardhshëm nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të Massimiliano Allegrit, shkruan SYRI.net.

Kjo është arsyeja pse të dy klubet kanë filluar negociatat ndërsa “Los Blancos” dëshiron të shesë lojtarin brazilian.

Ardhja e Danilos tek “Zonja e Vjetër” i jep fund spekulimeve pasi Dani Alves do të bashkohet me Guardiolën te Manchester City.

Sipas raportimeve nga Spanja Real Madrid kërkon 30 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin 25-vjeçar.

Përveç Danilos, Juventusi është interesuar për të nënshkruar edhe me Matteo Darmian nga Manchester United.