Lajme i publikuar nga disa media ndërkombëtare se një agjent i pensionuar i agjencisë së inteligjencës i Britanisë së Madhe, MI5, e ka pranuar se e kishte vrarë Princeshën Diana në vitin 1997, është i rremë.

-ads3-

Ky lajm i rremë është publikuar edhe nga disa media kosovare, transmeton Express.

Më 19 qershor 2017, ueb-sajti “YourNewsWire” e publikoi pohimin e papranueshëm se ish-agjenti i MI5, me emrin John Hopkins, e ka pranuar se e kishte vrarë Princeshën Diana në vitin 1997: “Agjenti i pensionuar i MI5, John Hopkins 80 vjeç, ka pranuar një sërë vrasjesh të pabesueshme prejse ka dalë nga spitali në Londër duke thënë se i kanë mbetur edhe disa javë jetë dhe se nuk dëshiron të vdes para se ta thotë të vërtetën. Hopkins pohon se ka qenë i kyçur në 23 vrasje të agjencisë së inteligjencë britanike në mes të viteve 1973 dhe 1999, duke përfshirë edhe vrasjen e princeshës Diana.”

Ky lajm është përgënjeshtruar nga mediat britanike dhe është vërtetuar se është i rremë.