Vendet anëtare të BE-së do të kufizojnë dhënien e vizave hyrëse për shtetet të cilat nuk pranojnë rikthimin e qytetarëve të tyre që nuk kanë të drejtë azili në Europë. Kjo u bë e ditur dje nga një burim diplomatik europian.

-ads3-

BE ka forcuar fushatën kundër emigracionit të paligjshëm pas valës masive të refugjatëve që kanë ardhur drejt saj që prej vitit 2014.

Porta kryesore hyrëse e kësaj vale është bërë Italia e cila përballet me anijet me emigrantë të paligjshëm që vijnë përmes mesdheut nga Afrika veriore.

Shpesh, shtetet si Nigeria apo Bangladeshi e refuzojnë kthimin mbrasht të refugjatëve të ardhur nga vendet e tyre.

Gjatë takimit dyditor të Brukselit, që u mbyll dje, liderët europianë ranë dakort që “të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për frenimin e kësaj dukurie përfshirë edhe ndryshimin e regjimit të vizave për vende të treta”

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se marrëveshjet tregtare të BE-së me vendet afrikane duhet të pasqyrojnë këto përpjekje.