Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e gruas greke e cila është përdhunuar nga një shqiptar.

-ads3-

Sipas saj, shqiptari, të cilit mediat i kanë publikuar foton, i ka rënë derës së shtëpisë, dhe sapo ajo e ka hapur, ai është sulur me forcë duke e përdhunuar.

Image

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat greke, ka abuzuar seksualisht me gruan greke në sy të fëmijës së saj 5-vjeçar.

Mediat shkruajnë se gruaja 30-vjeçare, ishte bashkëshortja e shokut të shqiptarit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 qershor në lagjen Agiou Panteleimona dhe tashmë  38-vjeçari shqiptar është vënë në pranga pas denoncimit në polici.