Koreja e Veriut ka testuar një motor të ri raketor si pjesë e përpjekjeve të saj për të ndërtuar një raketë të aftë për të arritur në kontinentin amerikan, thanë zyrtarët e SHBA.

-ads3-

Lajmi vjen mes tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Phenianit mbi ambiciet bërthamore të Veriut.

Administrata Trump e ka bërë çështjen një nga prioritetet e saj kryesore.

Pavarësisht dënimit ndërkombëtar, Koreja e Veriut ka rritur testet e saj të raketave, me qëllim të zhvillimit të një rakete ndër-kontinentale të armatosur me armë bërthamore.

Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e SHBA paralajmëroi muajin e kaluar se Koreja e Veriut ishte në një rrugë “të pashmangshme” për ta arritur këtë.

Zyrtarët amerikanë duke folur në mënyrë anonime tek disa agjenci të lajmeve thanë se testi më i fundit i motorit, të enjten, mund të jetë një fazë e një motori të raketave balistike ndërkontinentalë (ICBM) që do të mund të arrinte në SHBA.