Ajo vjen nga një familje artistësh pasi i ati i saj ishte një këngëtar shumë i njohur në Kosovë.

-ads3-

Dua Lipa është e bija e rokerit Dukagjin Lipa dhe sot ajo gëzon famë botërore falë jetës që ka bërë në Londër të Anglisë, shkruan arbresh.info.

21 vjeçarja tashmë ka disa këngë që i janë shndërruar në hite, ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Sean Paul, Martin Garrix e Major Lazer dhe ka kënduar në shumë emisione amerikane.

Së fundmi, Dua ka bërë të ditur se do ta shoqëroj artistin e madh Bruno Mars në turneun e tij botëror që do të nis në shtator të këtij viti.