Hiperhidrosa, infeksionet e ndryshme dhe stresin e shkaktojnë djersitjen e tepërt, gjë e cila është tejet fitimprurëse për bakteret që shkaktojnë aroma të këqija.

-ads3-

Prandaj, me qëllim që ta hiqni qafe erën e keqe të këmbëve, Telegrafi ju sjellë më poshtë një recetë shtëpiake, e cila përbërës kryesor ka uthullën e mollës.

Përbërësit:

– Gjysmë litre uthull molle

– 200 ml. ujë të ngrohët

E përzieni ujin me uthull dhe e vendosni një leckë në këtë produkt, të cilën pastaj e vendosni në këmbën tuaj për 20 minuta.

E lini ashtu të thahet në mënyrë natyrale dhe së shpejti do të vëreni se më nuk do të keni probleme me aromë të këmbëve.