Disa njerëz nuk e paramendojnë jetën pa qenë i martuar ose në lidhje me dikë, disa të tjerë thjeshtë kënaqen duke qenë beqar.

-ads3-

Kështu, sipas disa psikologëve, ekzistojnë disa arsye pse njerëzit janë ose do të mbesin beqar gjatë tërë jetës së tyre.

Këto janë ato:

Ju pëlqejnë gjërat në një mënyrë të veçantë 
Dilni në takim pas takimi dhe vetëm i rrokullisni sytë me personin që keni para, thjeshtë duke iu shkuar nerva. Psikologët thonë se do të mbetni beqar nëse besoni se jeni më i mirë se ata me të cilët dilni në takim, transmeton Gazeta Express.

Dëshironi të bëni çfarëdo që dëshironi 
“Mendoj se disa njerëz e kanë për qëllim që të mbesin beqarë”, thotë psikologu Nikki Martinez. “Ata kanë besim në vetvete, e duan jetën e tyre dhe ju pëlqen që të jetojnë vetë”. Nëse jeni kështu edhe ju, atëherë ju tashmë keni vendosur që të jeni beqar.

Jeni i lumtur 
Ekziston vetëm një mënyrë për të parashikuar nëse do të mbetni beqar, thotë Kali Rogers: “Nëse jeni të lumtur duke qenë beqar”. Në këtë rast, ju nuk do të ndjeni se keni nevojë të jeni me dikë. Nëse jeni të lumtur, nuk do të gjeni arsye për të futur veten në një marrëdhënie, thotë ky sociolog.

Ndjen se “duhesh të qëndrosh beqar” 
Ndryshe nga ajo çfarë mund të ju thonë miqtë dhe familja, ju jeni të lumtur duke qenë beqar, dhe kjo ju pëlqen. Ka shumë femra që pëlqejnë të qëndrojnë beqare. Nëse kjo ju përshkruan juve, ju do të mbetni beqare për tërë jetën.

Ndjehesh si i “ngujuar” nëse futesh në një marrëdhënie 
Disa njerëz thjeshtë e dinë se duhet të qëndrojnë beqarë”, thotë eksperti i marrëdhënieve April Masini. Këta njerëz kënaqen me lirinë dhe nuk brengosen fare që të bëhen pjesë e një marrëdhënie, thotë ajo. Nëse jeni të lumtur beqar, dhe nuk pendoheni për asgjë, do të thotë se kjo duhej të ndodhte.