Modeli A6 i ri i Audi’s nuk do të mbërrijë deri në vitin e ardhshëm, por inxhinierët tashmë janë duke e testuar modeli sportiv të tij S6 saloon.

-ads3-

Fotografitë janë bërë gjatë testimit të tij në pistën e Nurburgring, ndërsa, ka vetëm një modifikim modest nga jashtë krahasuar me modelin standard, e nëse nuk do t’i kishte katër tuba të shkarkimit të gazrave, nuk do të vërehej se është S6, e jo A6 standard, raporton autoexpress.

Audi S6 i ri pritet ta ketë motorin 3.0 litërsh V6 TFSI, i cili është përdorur në S5 e tanishëm, por që do të modifikohet dhe sigurisht do të ketë më shumë se 349 kuaj fuqi, sa ka i tanishmi në S5.

Më shumë detaje për Audi S6 e ri ende nuk janë zbuluar.