Një shqiptar 37 vjeç është arrestuar së fundmi në Itali, pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.

-ads3-

Ai udhëtonte me një makinë tip “Audi A2” së bashku me një rumune 40 vjeçe, kur është ndaluar nga Guardia di Finanzia në afërsi të Bolonjës për një kontroll.

Sjellja nervoze e tyre bëri një efektivët të ushtronin një kontroll të hollësishëm në kokainë, raportojnë mediat lokale, pa bërë të ditur identitetin e dy të arrestuarve.

Me ndihmën e qenve anti-drogë, në makinë u gjetën rreth 2.5 kg kokainë. Nëse hidhej në treg, kjo sasi droge vlerësohet se do të gjeneronte 500.000 euro.

Pas zbulimit të sasisë së kokainës, shqiptari dhe gruaja rumune u vunë në pranga.