Gjermania dhe Kili kanë barazuar 1:1 “Kazan Arena”.

-ads3-

Kampioni i botës, Gjermania dhe ai i Amerikës Latine, Kili, kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të Kupës së Konfederatave, duke barazuar 1:1 në “Kazan Arena”.

Të parët në epërsi kaluan Kili, që shënuan për 1:0 në minutën e gjashtë përmes Alexis Sanchez. Gjermanët barazuan gjithçka në pjesën e parë, në minutën e 41’të. Lars Stindl shënoi për djelmoshat e Joachim Low.

Ky doli të ishte rezultati përfundimtar i sfidës, pavarësisht rasteve nga dyja anët në pjesën e dytë.

Pas këtij barazimi, Kili prin me katër pikë për shkak të diferencës së golave, derisa Gjermania gjendet në pozitën e dytë me po kaq pikë.