Shkencëtarët në Universitetin Lund në Suedi për herë të parë kanë krijuar një kamerë e cila arrin të kapë procese jashtëzakonisht të shpejta. Në një rangim ekuivalent, kamera arrin të filmojë 5 trilion figura në sekondë dhe të kapë procese kimike, fizike, biologjike dhe bio-mjekësore. Kamera besohet se do të udhëheq të ardhmen e kërkimeve dhe zbulimeve.

-ads3-

Ne kemi parafytyruar një mënyrë përmes së cilës mund të regjistrohen disa figura në një të vetme, pra mundemi të kemi një sekuencë të plotë videoje në një shot – tha Elias Kristenson, bashkë-krijues i kamerës.

Kamerat aktuale me shpejtësi të lartë kapin figura një nga një ndërkohë kamera e re përdor një algoritëm për të kapur disa figura të koduara në një fotografi të vetme dhe më pas t’i rregullojë ato në video sekuencë.