Mario Gotze është fotografuar duke bërë përgatitjet për sezonin e ri përpara se t’i bashkohen shokët e ekipit në fillim të korrikut. Ai me siguri do të jetë pjesë e grupit në grumbullim. “Jemi të lumtur që e shohim sërish në qëndro tonë stërvitore,” shprehet drejtori Zorc.

-ads3-

Në fund të shkurtit ai u diagnostikua nga mjekët se kishte një problem metabolik. Gjithsesi, nëse do të jetë menjëherë pjesë e seancave të rënda stërvitore të Borussia Dortmund mbetet për t’u parë.

Trajneri i ri i Dortmund, Peter Bosz, do ta shqyrtojë me vëmendje gjendjen e gjermanit dhe më pas do të vendosë. Ndeshja e parë miqësore e Borusias do të zhvillohet më 11 korrik ndaj Rot-Weiss Essen.