Juventusi nuk dëshiron ta mbajë me forcë Sandron, që kërkohet nga Chelsea.

-ads3-

Juventusi ka lejuar Alex Sandron t’i bashkohet Chelseat, nëse talenti brazilian dëshiron një gjë të tillë, bën të ditur Metro, transmeton Gazeta Express.

Kampionët e Italisë e transferuan Sandron për shumën e 22 milionë funteve dy vite më parë, por “Blutë e Londrës” e duan brazilianin me çdo kusht, për të cilin kanë bërë ofertë prej 61 milionë funteve.

Trajneri italian, Antonio Conte, dëshiron të forcojë edhe më shumë mbrojtjen dhe mendon se Sandro është ideali në prapavijën e skuadrës së tij.

Juventusi është i gatshëm ta lejojë Sandron të largohet, nëse lojtari dëshiron një lëvizje të tillë, e që duket se gjithçka po shkon drejt përfundimit – pasi Sandro dëshiron të shijojë Premierligën me kampionët.